/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se janë gjetur dy mjete të pashpërthyera të cilat dyshohet se janë mina të këmbësorisë. Sipas policisë një një qytetar ka njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Stublinë–Pogragjë në afërsi të një lisi 50 metra afër kufirit me Serbinë në brendi të territorit të Kosovës janë vërejtur dy mjete të dyshuara dhe dyshohen të jenë mina të këmbësorisë.
Sipas raportit të Policisë, përveç njësive patrulluese në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet për deminim të KFOR-it që i kanë marrë me vete mjetet e dyshimta, ndërkohë që nuk raportohet për incidente. /2L ONLINE/
/fotoilustrim/