Sipas një studimi të fundit italian, një në katër njerëz janë të stresuar prej punës që bëjnë. Por në qoftë se në frontin e punës nuk është gjithmonë e mundur për të ndërhyrë direkt, ju mund të bëni diçka vetë.
Për shembull, t’i kushtoni rëndësi ushqyerjes. Më poshtë do të njiheni me ushqimet e cilësuara antistres.
Qumështi, sipas një studimi të publikuar te British Food Journal, fosfolipidet e gjendura te qumështi kanë aftësinë për të reaguar në mënyrë pozitive te humori, te funksionet njohëse dhe ndaj përgjigjes së stresit.
Në SHBA është treguar se 40 gramë çokollatë e errët çdo ditë për rreth dy javë reduktojnë nivelet e hormonit të stresit te personat më të prekur nga ai. Një studim tjetër i kryer nga Universiteti i Adelaide, në Australi, ka konkluduar se çokollata e errët funksionon më shumë sesa ilaçet qetësuese të zakonshme në uljen e tensionit.
Vera ka një funksion antiradikal, antiinflamator, ndërsa përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul presionin e tij.
Fistekët ndihmojnë në reduktimin e presionit të lartë të gjakut, ndërsa këto fruta të thata mbajnë nën kontroll si stresin e përditshëm ashtu edhe kolesterolin.
Arrat sipas studimit te publikuar në “Journal of the American College of Nutrition” tregon se një dietë e përditshme e pasur me arra mund të ndihmojë trupin në formimin e efekteve biologjike të lidhura me stresin. Mjaftojnë disa kokrra arre në ditë, ndoshta në mëngjes.