Futbollisti Amir Abrashi është një luftëtar i madh në fushën e lojës dhe po impresionon edhe trajnerin e tij, Christian Streich. Abrashi gjatë kësaj vere iu është bashkuar skuadrës së Freiburgut dhe aktualisht po kalon formë të mirë. Anëtari i kombëtares së Shqipërisë lavdërohet nga trajneri Streich. “Jam i kënaqur me të gjithë, por sidomos dua ta përmend Abrashin. Amiri është lojtar që më ka impresionuar gjatë përgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore”, tha Streich për ‘Kicker’. Abrashi duket i gatshëm për edicionin e ri në Bundesliga II, ku me 27 korrik në konak presin ekipin e Nurnbergut.
http://botasot.info/sporti/431505/streich-abrashi-me-ka-impresionuar/