DYLON

Streetball-i mblodhi një numër të madh ekipesh nga komuna të ndryshme

Streetball-i mblodhi një numër të madh ekipesh nga komuna të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Në Kamenicë, aktiviteti i Streetball-it u ka mbledhur një numër të madh ekipesh nga komuna të ndryshme të Kosovës, përfshirë Gjilanin, Prishtinën dhe Prizrenin.

Në Palestrën e Qytetit u zhvilluan ndeshje atraktive, të karakterizuara nga konkurrencë e fortë, frymë sportive dhe një atmosferë e jashtëzakonshme, duke tërhequr vëmendjen e shumë sportdashësve.

EkoHigjiena

Finalja u zhvillua ndërmjet ekipit Bero Kingdom dhe ekipit United, ku pas një ndeshjeje shumë interesante, fitues u shpall ekipi Bero Kingdom.

Në aktivitet mori pjesë edhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Edon Dermaku, i cili jo vetëm që ndoqi nga afër ndeshjet, por zhvilloi edhe një lojë së bashku me ekipin e tij, duke i dhënë aktivitetit një atmosferë edhe më të veçantë.

Po ashtu, ekipi fitues u shpërblye me shumën prej 500€ kurse vendi i dytë mori shpërblimin prej 200€.

“Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e promovimit të sportit, bashkëpunimit ndërmjet të rinjve dhe krijimit të mundësive për garë të shëndetshme mes ekipeve nga komuna të ndryshme”, thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.