DYLON

Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!

Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!
Avatar photo Redaksia

Hidromorava: Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!

Të nderuar qytetarë,

EkoHigjiena

Gjatë inspektimeve të fundit në fshatin Zhegër, ekipet tona kanë hasur raste të keqpërdorimit të ujit për qëllime të paautorizuara si larja e rrugëve, automjeteve, ujitja, në një kohë kur kërkesa për ujë është shumë e madhe.

Kujtojmë se çdo përdorim i ujit jashtë nevojave bazike, si dhe çdo lidhje ilegale, është shkelje e rregulloreve në fuqi dhe dëmton rëndë furnizimin për qytetarët tjerë.

Kompania do të rrisë kontrollet dhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve do të merren masa të rrepta, përfshirë shkyçjen pa paralajmërim.

Bashkëpunimi juaj është kyç për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë.

KRU Hidromorava – Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.