Stop hipokrizisë në Kuvendin Komunal!
Shkruan: Arben Dubova
Seanca e jashtëzakonshme e 7 Korrikut 2023 në të cilën u zgjodh kryesuesi i kuvendit komunal, do të mbahet mend për hipokrizi të skajshme të anëtarëve të kuvendit komunal të Gjilanit për faktin se:
1) Partitë politike opozitare edhe përkundër që propozuan kandidatët e tyre për kryesues kuvendi ato megjithatë votuan unanimisht për një kandidat të një subjekti tjetër i cili në kuvend përfaqësohej me vetëm një këshilltar!
2) Nga LDK për kryetarë kuvendi u propozua Riad Elezi por i cili në votim nuk mori asnjë votë, pra as votën e propozuesit të tijë e as të partisë së tijë!
3) Nga PDK u propozua Suzana Selimi e cila gjithashtu nuk mori asnjë votë as nga propozuesi i sajë e as nga partia që e propozoi!
Prandaj, me 12 Tetor është koha që ne t’i themi STOP hipokrizisë sepse votuesit nuk ju kanë votuar që ju të talleni me institucionin dhe me ta, por ata iu kanë deleguar juve aty që ju ti përfaqësoni e t’i trajtoni me seriozitetin maksimal institucionet tona të cilat u krijuan me shumë mund e sakrificë!
Përbërja e re e kuvendit duhet të ketë asambleistë/e që flasin aty ku e kanë vendin, pra në kuvend e jo aty të heshtin e posa të dalin jashtë të bëjnë video e deklarata politike për marketing politik!
Votuesit presin nga ju këshilltarë të ardhshëm që në momente të caktuara edhe të merrni përgjegjësi e asesi ju nuk guxoni që përgjegjësinë tuaj ta delegoni tutje tek ndonjë individ apo subjekt që nuk ka peshë politike!
Nuk keni të drejtë t’i theni rregullat e demokracisë, pra qeverisë shumica e jo pakica!
Rregullat e ndarjes së pushtetit janë të qarta, bëni koalicione dhe pastaj shpërndane pushtetin brenda koalicionit pa dallime partiake, por jo ta bartni përgjegjësinë e qeverisjes së organit më të lartë komunal tek një subjekt krejt i papërfillshëm dhe një individ aspak serioz në ushtrimin e detyrës së tijë! /2LONLINE/
