Stili “Profondist Eti”, i piktorit Jetullah Haliti, kthehet me ekspozitë në Sion të Zvicrës
Piktori Jetullah Haliti-Eti, apo stili “Profondist Eti”, kthehet në vendlindje, në Galerinë e Sionit në Zvicër.
Nga sot është hapur ekspozita me 81 punime.
Jetullah Haliti-Eti tregon se ekspozita realizohet në kuadër të 81 vjetorit të lindjes së tij dhe 60 vjetorit të punës kreative dhe se do të jetë e hapur deri më 18 tetor.
Ai tregoi se ky stil ka lindur në Zvicër andaj edhe thotë se stili “Profondist Eti” po kthehet në vendlindje.
“Stil i cili më tepër është i njohur në Zvicër dhe Evropë sesa në Kosovë”, theksoi piktori Jetullah Haliti. /2LONLINE/
