DYLON

Stërvitje e përbashkët në kuadër të operacionit Stonewall

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Grupi Shumëkombësh i Betejës-Lindje (GShB-L) së bashku me Policinë e Kosovës (PK), EULEX-in si dhe Misionin Taktikë të Kosovës (MTK) do të bëjnë një stërvitje të përbashkët për mbajtje nën kontroll të turmës dhe trazirës (MKTT). Kjo stërvitje do të mbahet nga data 25-29 gusht në Kampin Bondsteel dhe tek Palestra e Sportit Bill Klinton në Ferizaj.

Stërvitja e njohur me emrin Operacioni Stonewall ka për qëllim të ofron udhëzime praktike dhe teorike për MKTT dhe integrimin e Forcës së Kosovës që do të punon së bashku me Detashmentin e Përbashkët Rajonal-Jug (DPR-J) dhe Qendër (DPR-Q). Nëpërmjet këtij ushtrimi, PK do ta rritë besimin e vet për reagim për MKTT.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj stërvitje GShB-L do të rritë aftësitë vepruese të të gjitha njësive të Kosovës të interesuara për rritjen e aftësive integruese si dhe përgatitjen e njësive për veprime sipas nevojës për Mjedis të Qetë dhe të Sigurt në Kosovë, bënë të ditur Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Kampit Bondsteel. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.