DYLON

Steinmeier viziton sot Kosovën

Avatar photo Redaksia

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, ministri Steinmeier do të zhvillojë takime me krerët shtetërorë të Kosovës me të cilët do të diskutojnë tema të ndryshme me interes bilateral.

Ministri i jashtëm gjerman Steinmeier do të takohet fillimisht me presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.

EkoHigjiena

Kryeministri Isa Mustafa do ta pres në takim në orën 17:15 ministrin e jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, me të cilinën pastaj do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. “Pas takimit, kryeministri Isa Mustafa dhe ministri Frank-Walter Steinmeier, do të mbajnë një konferencë për medie”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.