DYLON

Stavileci: Edhe një hap në integrimin e tregut energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë

tregut energjetik
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e përfaqësuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit/OST të Republikës së Shqipërisë dhe Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut – KOSTT sh.a.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci duke prezantuar projektligjin para deputetëve tha se qëllimi i tij është bashkëpunimi ndërmjet dy qeverive, nëpërmjet organeve përgjegjëse për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut KOSTT.

“Objektiv kryesor është krijimi i zonës rregulluese dhe me këtë edhe integrimi në mekanizmin regjional i cili do të ndikonte në realizimin e tregtisë ndërkufitare duke rritur kështu likuiditetin e tregut të energjisë elektrike”, tha Stavileci.

EkoHigjiena

Sipas tij, kjo do të mundësonte zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet sistemeve energjetike të të dyja vendeve për të optimizuar kostot financiare dhe për të rritur sigurinë e furnizimit me energji elektrike në përmbushjen e dispozitave ligjore të direktivave përkatëse të legjislacionit të BE-së, si palë nënshkruese e Traktatit të Komunitetit të Energjisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.