DYLON

Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë, lokacioni nuk është përcaktuar ende

Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë, lokacioni nuk është përcaktuar ende
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka njoftoi se statuja e kampionës së parë dhe të vetme olimpike Majlinda Kelmendi është duke ardhur në Kosovë.

Problemi është se ende nuk është ndarë lokacioni nga Komuna e Prishtinës se ku do të vendoset kjo statujë.

“Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë. Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e verës deri sot ka mbet pa përgjigje. E kemi menduar statujën të ngrihet në kryeqytet si kampionia e parë dhe e vetme olimpike por kot”, tha Kuka.

EkoHigjiena

Ai shtoi se kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.

Kuka ka publikuar edhe emailin e pranuar drejtuesi i projektit për statujën, Jessie Schattner i cili kërkon të dijë adresën e saktë se ku duhet të dorëzojnë statujën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.