Statistikat policore në 24 orë: Mbi 2 mijë e 500 gjoba, 62 aksidente dhe 39 të arrestuar
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 516 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 62 aksidente trafiku, 28 me lëndime dhe 34 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 39 persona, 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
