Statistikat policore në 24 orë: Mbi 2 mijë e 400 gjoba të shqiptuara
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 403 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 1 aksident me fatalitet, 35 me lëndime dhe 70 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 19 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
