Statistikat policore në 24 orë: Afro 2 mijë e 400 gjoba të shqiptuara
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 365 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 37 aksidente trafiku, 12 me lëndime dhe 25 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 12 persona dhe janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
