DYLON

Statistikat policore: Brenda javës 27 aksidente trafiku

Avatar photo Redaksia

Gjilan – (2LONLINE) –  Brenda një jave, në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 50  incidente të natyrave të ndryshme ndërsa ka pasur 47 të arrestuar. Ndërsa sa i përket aksidenteve të trafikut janë regjistruar 27 të tilla..

Dukeiu referuar statistikave policore të javës së fundit, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 27 aksidente trafiku nga të cilat 12 me lëndime në njerëz dhe 15 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

EkoHigjiena

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përgjithësisht 50 incidente të ndryshme, ka pasur 47 persona të arrestuar dhe janë shqiptua 496 tiketa gjobitëse për ata që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë kërkuar nga ngasësit e automjeteve që të shtojnë kujdesin dhe të jenë pjesë e komunikacionit konform ligjit duke i respektuar të gjitha rregullat, në mënyrë që t’u iket aksidenteve. /2lonline/