Statistikat ditore të policisë: Shqiptohen 2 mijë e 869 gjoba trafiku, 60 aksidente, 41 të arrestuar
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 869 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 60 aksidente, 23 me lëndime dhe 37 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 41 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/
