Statistikat ditore të policisë: Shqiptohen 2 mijë e 461 gjoba trafiku
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 461 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 60 aksidente, 1 me fatalitet, 23 me lëndime dhe 36 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 10 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
