Statistika policore: Të dielën janë shqiptuar afro 2 mijë gjoba trafiku
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 981 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion. Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ndërsa, brenda kësaj periudhe kohore janë shkaktuar 43 aksidente trafiku, prej të cilave 13 me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale, por pa të lënduar.
Janë arrestuar 13 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit. /2LONLINE/
