Statistikat policore në 24 orë: Afro 2 mijë e 600 gjoba, 91 aksidente trafiku, 30 të arrestuar
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 581 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 91 aksidente trafiku, 30 me lëndime dhe 61 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 30 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtj. /2LONLINE/
