Statistika policore: Mbi 2 mijë e 500 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 521 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 60 aksidente trafiku, 21 me lëndime dhe 39 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 12 persona, 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
