DYLON

Statistika policore: Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e fundit

Statistika policore: Mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e fundit
Redaksia

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 344 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 51 aksidente trafiku, 26 me lëndime dhe 25 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.