Statistika policore: gjoba, aksidente e arrestime në 24 orë!
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 104 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 117 aksidente trafiku, 1 aksident fatal, 34 me lëndime dhe 82 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 27 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 5 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
