Statistika policore: Afro 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 276 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj poashtu ka bërë me dije për 52 aksidente trafiku, 21 me lëndime dhe 31 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
