DYLON

Stand-up komedia solli të qeshura e duartrokitje në Kamenicë

Stand-up komedia solli të qeshura e duartrokitje në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Mbrëmë në kuadër të Kamenica Summer Fest, publiku pati rastin të përjetonte një natë humori me shfaqjen e stand-up komedisë që u mbajt në oborrin e Shtëpinë së Kulturës.

Ky aktivitet mblodhi dashamirë të artit dhe humorit nga të gjitha moshat.

EkoHigjiena

Ngjarja solli në skenë pesë aktorë të njohur e të talentuar të humorit shqiptar: Avni Shkodra, Ernest Zymberi, Hasim Sopi Memishi, Kushtrim Qerimi dhe Valina Muçolli dhe shikuesit i mirëpritën interpretimet e aktorëve me duartrokitje.

Në prapaskenë të këtij suksesi qëndruan edhe autorët e përgatitjes artistike: skenografia ishte punuar nga Abedin Azizi, tekstet nga Avni Rudaku, ndërsa multimedia u realizua nga Migjen Fazliu, duke e bërë ngjarjen të plotë dhe profesionale, njofton Komuna e Kamenicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.