DYLON

Stafi akademik i FSHS-së mori pjesë në seminaret verore mbi Lindjen e Mesme

Stafi akademik i FSHS-së mori pjesë në seminaret verore mbi Lindjen e Mesme
Avatar photo Redaksia

Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan vazhdon të fuqizojë zhvillimin profesional të stafit akademik përmes pjesëmarrjes në aktivitete ndërkombëtare shkencore.

Dekani i FSHS-së, Prof. Asoc. Dr. Selim Daku, së bashku me Prof. Ass. Dr. Avni Rudaku, ligjërues i disa lëndëve që lidhen me sociologjinë politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, morën pjesë në Seminaret Verore mbi Lindjen e Mesme, të organizuara nga Instituti Nexus në Prishtinë.

EkoHigjiena

Seminaret u zhvilluan për pesë ditë, të shtrira përgjatë pesë javëve, ku katër ditë u realizuan në formë online dhe një ditë me prezencë fizike në objektin e Institutit Nexus. Ligjërues ishte studiuesi i njohur i Lindjes së Mesme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Riad Domazeti, i diplomuar në Universitetin Marmara në Turqi, autor dhe bashkautor i disa veprave akademike, aktualisht i angazhuar në Qendrën për Studime Politike dhe Humane (INSAMER) në Stamboll.

Programi i seminareve përfshiu tema të rëndësishme si:

Hyrje në Lindjen e Mesme: konceptet, shoqëritë, fetë, etnitë dhe ekonomia; trashëgimia osmane; modernizimi dhe reformat në shekujt XIX–XX.

Ideologjitë që krijuan Lindjen e Mesme: formimi i shteteve, luftërat ideologjike dhe kërkimi për identitet.

Lindja e Mesme gjatë Luftës së Ftohtë (1970–1990): dinamika rajonale, aleancat dhe ndikimi i konflikteve.

Rivaliteti i fuqive globale: SHBA, Rusia, Kina, Britania dhe Franca në rajon.

Lindja e Mesme, Ballkani dhe Shqiptarët: gjurmët historike, ndikimet reciproke dhe lidhjet politike e kulturore.

Pjesëmarrja e stafit të FSHS-së në këtë program pasqyron përkushtimin e UKZ-së për të rritur kapacitetet profesionale të profesoratit, duke sjellë në auditor përvoja dhe dije të reja shkencore. Menaxhmenti i universitetit dhe fakultetit ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë organizimin dhe pjesëmarrjen në trajnime lokale e ndërkombëtare, me synim cilësinë në mësimdhënie, avancimin shkencor dhe zhvillimin profesional të stafit akademik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.