/2L ONLINE/ – Qendra për Art Bashëkohor “Varg e Vi” dhe “Stacion” organizuan në sallën e vogël të Teatrit të Qytetit të Gjilanit prezantimin dhe informimin publik për mënyrën e aplikimit për Çmimin “Artistët e së nesërmes” të këtij viti, për artistët e rinj të Kosovës deri në moshën 35 vjeçare.
Jeton Muja, drejtor i Qendrës për Art Bashkëkohor “Varg e Vi”, duke e hapur takimin informues, që në fillim vlerësoi kontributin e Qendrës për Art Bashkëkohor “Stacion” dhe arsyet e bashkëpunimit me qendrën nga Prishtina.
“Kjo qendër për 10 vite është duke dhënë kontribute të mëdha për artin bashkëkohor, duke nxitur mendimin më kritik mbi artin e sotëm dhe duke inkurajuar të rinjët që të merren me art bashkëkohor dhe zhvillimin e vazhdueshëm të formave dhe ideve të reja artistike. Prandaj, për shkak të vlerave që përfaqëson dhe në përputhje edhe me profilin e konceptin e qendrës sonë, jemi bërë partneri kryesor lokal në Gjilan për të bashkëorganizuar informimin publik për studentët e artit nga Gjilani dhe të gjithë të interesuarit për të aplikuar në Çmimin “Artistët e së nesërmes”” – theksoi Muja.
Ndërsa drejtori i Qendrës për Art Bashkëkohor “Stacion”, Albert Heta, pasi falënderoi nikoqirin e këtij takimi, informoi të gjithë pjesëmarrësit për historikun e Çmimit “Artistët e së Nesërmes”, ndikimin e tij të mundshëm në shtigjet e reja të artistëve dhe ndryshimin e kritereve nga e kaluara për aplikim.
“Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor në Prishtinë ka shpallur të hapur konkursin për Çmimin “Artistët e së nesërmes” 2016 për artistët e rinj të Kosovës deri në moshën 35 vjeçare. Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetet nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork. E kemi vënë kriter gjatë këtij viti, që në tri vitet e fundit, aplikuesi të ketë qenë i angazhuar, në mënyrë që të nxiten artistët të jenë gjithmonë aktiv. Dikur ka qenë kriter edhe njohja e gjuhës angleze dhe u ka imponuar artistëve këtë kriter, ndërsa ky kriter i papranueshëm nuk është më. Aplikimi online është i lehtë, nuk ju merr aq kohë dhe teknikisht është bërë më i përshtatshëm për aplikuesit. Prandaj, aplikoni në faqen online në ëebfaqen e “Stacionit”, pasi afati i fundit për aplikim është 26 qershor 2016, ndërsa rezultatet e konkursit do të shpallen më së voni më 20 korrik 2016” – shpjegoi Heta, duke informuar më tej me detajet e aplikimit online dhe duke iu përgjigjur disa pyetjeve nga pjesëmarrësit.
Sikur informon “Stacion”, fituesi/ ja i/e Çmimit “Artistët e së nesërmes” 2016 do të shpërblehet me qëndrim dymujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited (http://residencyunlimited.org/), gjatë periudhës prill / maj 2017, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2017.
Po ashtu, Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamorë – YVAA (Young Visual Artists Aëards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Ëendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.
Çmimi “Artistët e së nesërmes” në Kosovë për herë të parë u organizua në vitin 2002. Në edicionin e parë fitues ishte Tahar Alemdar. Në edicionet me radhë fituesit e çmimit ishin: Jakup Ferri (2003), Kadër Muzaqi (2005), Fitore Isufi-Koja (2006), Fatmir Mustafa (2007); Bekim Glloku (2008), Miranda Thaqi (2009), Loreta Ukshini (2010), Astrit Ismaili (2011), Majlinda Hoxha (2012) dhe Artan Hajrullahu (2013).
Në edicionin e fundit të Çmimit “Artistit e së nesërmës” (2014) fituese e çmimit ishte Doruntina Kastrati me veprën ” Bashkë me ty po thahen edhe lulet”/ “You are drying along ëith the floëers ” (2012), e cila ishte e përzgjedhur në mesin e finalistëve: Qëndresë Deda, Jetullah Sylejmani, Fidan Bejtullahu. /2L ONLINE/
Qendra për Art Bashkëkohor “Varg e Vi” – Gjilan
Qendra për Art Bashkëkohor “Stacion” – Prishtinë