DYLON

Stabilizohet Gjilani pas vërshimeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është stabilizuar gjendja në komunën e Gjilanit, pas vërshimeve si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut. Gjatë ditës së sotme është pastruar një pjesë e shtratit të lumit “Mirusha”, aty ku pati problem, derisa Komuna ka furnizuar me ujë të pijshëm qytetarët e Nasalës për shkak të ndotjes së puseve.
Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se ekipi i emergjencave vazhdon ta kryej punën 24 orë, duke apeluar qytetarët që për çfarëdo problemi, qoftë të vërshimeve eventuale, apo kontaminimit të ujit të pijshëm, të kontaktojnë numrat zyrtar të emergjencave: 112, 193 dhe 044177276.

Përndryshe, ekipet emergjente të Komunës kanë intervenuar dje për të sanuar gjendjen në pjesën e lumit “Mirusha” në lagjen “Dardania”, në lumin “Stanishorka” në Kuvcë, në fillim të rrugës së Malishevës dhe në fshatin Velekincë, sikurse që kanë intervenuar në 20 shtëpi private në qytet, duke larguar ujin me anë të pompave. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.