(2LONLINE) – Duke ju falënderuar punës profesionale dhe përshkrimit të mjekëve dhe stafit tjetër të këtij reparti është bërë e mundur që të mbijetojë dhe të zhvillohen fëmijët me peshë shumë të vogël, dhe lindje të parakohshme, thonë zyrtarë të Spitalit regjional të Gjilanit (SRGJ).
Kësaj radhe kemi të bëjmë me një të porsalindur parakohe, 26 javësh, me peshë të lindjes 905 gr, Për mbijetesë ka qenë e nevojshme: inkubatori, ushqimi intravenoz, trajtimi me O2, asistimi mekanik etj.
Këto janë foshnje me rrezikshmëri të lartë, sipas statistikave vetëm 60% të rasteve arrijnë të mbijetojnë, pasi që ballafaqohen me komplikime të shumta, sidomos të traktit respirator, sistemit imun, vështirësi nê termorregullimin, anemi.
Siç deklaron kryeshefi për nëna dhe fëmijë Dr.Blerim Bajrami-Neonatolog, në këtë repart gjatë vitit 2013 kanë qenë 3, 6 % të foshnjave me lindje të parakohshme, prej 28-37 javë, ndërsa nën 28 javë ose nën peshën prej 1000 gr rreth 1%.
Mbijetesa e foshnjave me peshë ekstreme të ulët është mjaftë problematike dhe në qendrat e mëdha rajonale. Mirpo me përkushtimin e pamohueshëm të stafit mjekësor është arritur që foshnja edhe pas 7 javësh trajtimi në këtë repart të arrinë peshën 1645 gr dhe të jetë mjaft stabile.
Këto suksese nuk kanë munguar edhe më parë. Më herët është trajtuar foshnja me peshë 860 gr, dhe ky është rekord I këtij reparti, ky fëmijë tani ka 7 vite dhe shëndet të plotë.
Gjitha këto suksese kanë qenë vështirësi të arrihen pa një interesim dhe një përkujdesje të menaxhmentit të këtij spitali dhe drejtorit Abdylatif Latifi, kur dihet që ky repart është rinovuar tërësisht dhe është pajisur me aparaturë moderne me çka janë krijuar kushtet për një punë të suksesshme. /2lonline/