DYLON

Sreqko Spasiq dënohet me 10 muaj burgim me kusht për dy vite

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykimin ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, duke e gjykuar me 10 (dhjetë) muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari në afat prej 2 (dy) vjetëve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari është shpallur fajtor, pasi që në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka tejkaluar autorizimet e tij në atë mënyrë që, me datë 3 shkurt 2014, ka nxjerrë aktvendimin me numër protokolli 4134/1, me të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar të dëmtuarin Trajan Stojanoviq nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Fillore “Marko Rajkoviq” në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 Dhjetor 2015.

EkoHigjiena

Po të njëjtën datë me 3 Shkurt 2014 ka nxjerrë edhe aktvendimin me numër protokolli 4133/1, të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar dëmtuarin Bozhidar Dejanoviq nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Ekonomike – Teknike në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 Dhjetor 2015.

Me këtë i akuzuari Sreqko Spasiq ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të dëmtuarit Trajan Stojanoviq dhe Bozhidar Dejanoviq, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohen në kontest civil.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.