DYLON

Sqarohet zyra e kryetarit Sinani rreth reagimit të AGK-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyra e Kryetarit të Komunës së Kamenicës z.Begzad Sinani, sqaron AGK-në dhe gjithë opinionin rreth keqinformimit që ekipi i KTV-së i ka bërë situatës së djeshme, kur ky ekip pa lejen e askujt është futur në një takim konsultativ i ftuar me format dhe përbërje të caktuar dhe i cili nuk ishte i hapur për mediat.

Zyra e Kryetarit z.Begzad Sinani sqaron se takimi ka qenë në kuadër të koordinimit të hapave të mëtejmë në mes të faktorëve relevantë për të parandaluar degradimin e ambientit,lumenjëve,natyrës,rrugës Desivojcë,Lajçiç dhe Shipashnicë e Epërme të Kamenicës nga seperuesit e zhavorit, dhe nuk ishte një mbledhje e Kuvendit Komunal siq pretendon AGK-ja.

EkoHigjiena

Poashtu nuk qëndron as deklarata e gazetarit të KTV-së se ai në këtë takim është ftuar nga nënkryetari i komunës.

Kryetari z.Sinani duke pasur synim punën transparente të Komunës së Kamenicës, ka lejuar ekipin e KTV-së të përcjellë pjesën hyrëse të takimit dhe më pastaj ka kërkuar prej tyre ta lëshojnë sallën. Kryetari Sinani dhe Komuna e Kamenicës mbeten të përkushtuara për të kryer detyrat e veta në mënyrën më transparente të mundshme.
Pra nuk kemi të bëjmë me mbledhje të kuvendit komunal,mbledhje të komisioneve por në një takim pune me personel e zyrtarë të caktuar.

Kërkojmë nga AGK-ja që të verifikojë të gjithë të lartpërmendurat dhe pas kësaj t`i kërkoj falje publike Kryetarit z.Begzad Sinani dhe Komunës së Kamenicës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.