DYLON

Sqarohet Universiteti

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Pas reagimit të Ahmet Dakut, drejtues i OVL–UÇK-së, Dega në Gjilan, i cili ishte shprehur i revoltuar, siç kishte thënë, me anulimin e njëanshëm të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe OVL së UÇK dhe SHFD së UÇK, bërë vitin e kaluar, ka ardhë edhe sqarimi i Universiteti të Gjilanit.

Shih paraprakisht shkrimin: Të revoltuar për anulimin e njëanshëm të marrëveshjes

EkoHigjiena

Përndryshe ja tani edhe sqarimi i Universitetit ku thuhet: “Me qëllim të sqarimit të opinionit publik dhe sqarimit të medieve, ju bëjmë me dije se Marrëveshja mes UKZ-së dhe OVL-së ekziston dhe nuk është anuluar asnjë pikë e saj dhe se ajo është zbatuar ashtu siç janë marrë vesh palët. Gjithashtu për Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” është e papranueshme deklarata e Ahmet Daku, Kryetar i OVL-së dega në Gjilan, ku thotë se rektori i UKZ-së ka bërë “përbuzje të familjeve të dëshmorëve”. Ne si Universitet kemi marrë obligim moral që ti pranojmë këto kategori, duke sjellë lehtësira për ta që mund të pranohen vetëm nëse e kalojnë pragun prej 40% të kalueshmërisë, e që është caktuar nga MASHT dhe Senati i UKZ-së.

Pas një rishikimi të marrëveshjes nga menaxhmenti I Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe përfaqësuesit të cilët kanë qenë pjesë e hartimit të marrëveshjes mes UKZ-së dhe OVL-së, u vërtetua se asnjë dispozitë e marrëveshjes nuk na obligon të pranojmë dikë nën pragun e kalueshmërisë. E vetmja dispozitë e Marrëveshjes mes UKZ-së dhe OVL-së që obligon palët është Neni 3, të cilin e bëjmë publike për opinion.

Naim Syla, rektori I Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” dhe i gjithë menaxhmenti I tij I respektojnë dhe I çmojnë vlerat e luftës e posaçërisht familjet e dëshmorëve, SEPSE vlerat e luftës janë universale.

Pikërisht këto vlera na obligojnë që ne të mos bëjmë asnjë regjistrim kundër kritereve të vendosura nga MASHT dhe senati I UKZ-së.
Megjithëkëtë pas takimit që sot përfaqësues të UKZ-së patëm me Ahmet Daku kryetar i OVL të UÇK-ës, u dakorduan që të kërkojmë pëlqimin e MASHT-it për këtë rast.

Me respekt,
Prorektor për çështje mësimore ne UKZ
Prof.Dr. Sadik Haxhiu

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.