• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Policia

Sqarohet policia lidhur me shkrimet e publikuara që kanë të bëjnë me dy shtetasit rus të shpallur non-grata

Redaksia 2LONLINE 2 Nëntor, 2021 2 min
 Sqarohet policia lidhur me shkrimet e publikuara që kanë të bëjnë me dy shtetasit rus të shpallur non-grata

Sqarim i Policisë së Kosovës ndaj shkrimeve të pavërteta të publikuara në disa media lidhur me dy shtetasit rus të shpallur non-grata

Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimet dhe publikimet e bëra në disa media televizive dhe të shkruara në Kosovë dhe Shqipëri, të cilat shfaqin tituj dhe video ekskluzive: “Rusi i shpallur non-grata nga Kosova shfaqet mes Prishtinës”.

 Këto informacione janë të pavërteta dhe Policia sqaron se:

Dy personat Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii shtetas rus, janë shpallur non-grata nga institucionet shtetërore të Kosovës me datë 22.10.2021, dhe bazuar në informacionet zyrtare të Policisë së Kosovës të evidentuara në sistemin kufitar, të njëjtit  me datë 23.10.2021 (në ora 14:46 dhe 14:50), përmes pikës kufitare  në Merdare kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës.

Vlen të potencohet se të njëjtit, nga data 23.10.2021, nuk kanë hyrë në Republikën e Kosovës, ndërsa personi i cili është publikuar dhe shfaqur në media përmes fotografive dhe videos,  është person tjetër (V.L.) i njohur për institucionet e sigurisë në Kosovë, si punonjës në zyrën ruse në Kosovë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin e saj, në zbatimin e ligjeve dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.  /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale non-grata Policia shtetasit rus
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e

2 Korrik, 2022
Sport

Ja me cilët lojtarë SC Gjilani përmbylli bashkëpunimin

2 Korrik, 2022
Politikë

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre

2 Korrik, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti bisedoi për procesin e vetingut me udhëheqësit e subjekteve politike

2 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Novobërdë: Del nga shtëpia dhe nuk kthehet më

2 Korrik, 2022

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara

1 Korrik, 2022

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com