(2LONLINE) – Dorëheqja e Refik Hasanin nga pozita e kryetarit të nëndegës së 23-të të PDK-së së Gjilanit, (shih shkrimin: “Trendit të dorëheqjeve në PDK i bashkohet edhe Refik Hasani”, ka nxitur reagimin e Degës e cila sot përmes zëdhënëses së Shtabit Zgjedhor, Mimozë Shkodra- Bislimi, në një reagimi ka sqaruar se Refik Hasani nuk ka mundur të dorëhiqet nga pozita e kryetarit të nëndegës sepse atë post nuk e ka pasur, pasi në zgjedhjet e mëhershme në atë pozitë ishte zgjedhur një tjetër.(Për më tepër shih reagimin e plotë . “Reagon PDK: Kryetari i vetëshpallur paska qenë në ëndrra’)
E pas këtij reagim të PDK-së bërë përmes në adresën e 2Lonline ka ardhur menjëherë edhe kundër reagimi i Hasanit, i cili thotë se e vërteta është në anën e tij duke dhënë sqarimin që po e japim më poshtë:
Sqarim : Ju njoftojmë që Kuvendi i dy seksioneve është mbajtur më datën nëntë dhjetor 2012 prej orës 17 dhe prej orës 19 , në objektin e shkollës së Lagjes kurse kuvendi zgjedhor i seksionit të tretë është mbajtur të nesërmen në një shtëpi private . Nuk qëndron që është mbajtur kuvendi më datën 15.11.2012 , pasi në këtë kohë vetëm sa u patën shpall mbajtja e kuvendeve zgjedhore në nivel të Degës, dhe nuk qëndron që nëndega e XXIII ka dy seksione por ka tri seksione .
Edhe pse janë mbyllur tri Kuvendet e tri seksioneve nuk është mbajtur ende Kuvendi zgjedhor i Nëndegës XXIII . Për të vetmen arsye pasi pati shumë shkelje e keqpërdorime dhe pjesëmarrësit ishin shumica e delegatëve shumë të afërt, si kushëri të një familje , pati delegat prezent në kuvendin e parë dhe të dytë jo që nuk ishin të Lagjes por as Komunës së Gjilanit nuk i përkisnin.
Pra , edhe pse janë mbajtur tri Kuvende zgjedhore të tri seksioneve nuk është mbyllur ende procesi zgjedhor pasi nuk është mbajtur kuvendi Zgjedhor i Nëndegës sonë.
Deri sa të mos mbahet Kuvendi zgjedhor është po e njëjta kryesi e Nëndegës edhe kryetari, nënkryetari, sekretari dhe arkëtari i Nëndegës, kështu edhe statuti i PDK-së në fuqi i parasheh këto sikur që është e përafërt edhe me nivelin lokal dhe qendror të legjislativit në Kosovë. Ne jemi bashkëthemelues të Nëndegës që është themeluar më pesë dhjetor 1999, tani Lagja ka dy Nëndegë dhe ne nuk kemi nevojë të lodhim opinionin me këso gjëra, pasi simpatizantë, aktivist e struktura të Nëndegës i din shumë mirë këto gjëra .
Ne, nuk kemi nevojë e as arsye të themi diçka çka nuk është e vërtet, të gjitha njoftimet, raportet me shkrim i posedojmë dhe janë të protokolluara si në Degë të PDK-së dhe po ashtu edhe në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë . Një thënie e popullit tonë është “Po të them sa ju ende nuk më keni thënë”. Ne nuk ishim të vetëshpallur e kush dëshiron , askush askujt nuk mundë t’ia ndalon . Por na vije shumë keq që zëdhënësja që ishte në një subjekt tjetër, nuk i di dhe normal që nuk ka arritur ende ti mësoj këto zhvillime nëpër Nëndegë dhe Degë, pasi është tepër e shkurtër koha që ka aderuar në Degën e PDK-së .
Për fund : Paraprakisht është dashur të marrë informacione të sakta, kështu është mirë të lexohen të gjitha shkresat e kryesisë së Nëndegës sonë dhe nuk do të lejojmë askënd asnjëherë që të mundohet dhe të tenton për njollosje , etiketim dhe për diskreditimin dhe diskualifikimin tim në opinion të gjerë .
Refik HASANI , që nga data 9 prill 2014 ish-Kryetar i Nëndegës XXIII të Lagjes Zabel
10 Prill 2014
Lagja Zabel – Gjilan