DYLON

Sqarohet FOL, rreth lansimit të Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) –  – Lëvizja FOL, të shtunën, me 14 Dhjetor 2013 ka lansuar Platformën e Statistikave Anti-Korrupsion. Në këtë platformë janë të prezantuara statistikat e lëndëve anti-korrupsion që Prokuroria, Gjykata dhe Policia kanë iniciuar ose i kanë në proces në nëntë muajt e këtij viti. Po ashtu në këtë platformë, në mënyrë online mund të krahasohen të dhënat e këtyre institucioneve në baza tre mujore dhe vjetore.

Mirëpo, ajo çfarë ditën e shtunë dhe të diel është raportuar(paqëllimshëm) nga disa media të shkruara dhe elektronike është se shifrat që ne i kemi prezantuar në platformë janë cilësuar sikur këto të dhëna janë raste të korrupsionit që kanë ndodhur përbrenda Prokurorisë, Gjykatave dhe Policisë. Pra, në këtë rast është bërë një interpretim i gabuar i të dhënave të platformës në disa raportime mediale. Duam të ia sqarojmë opinionit publik se shifrat e publikuara në këtë platformë kanë të bëjnë më të gjitha rastet që këto tre institucione i kanë trajtuar brenda kësaj periudhe, pra Janar-Shtator 2013.

EkoHigjiena

Me këtë rast, kërkojmë mirëkuptim nga Prokuroria e Shtetit, Gjykatat dhe Policia për raportimet e këtyre dy ditëve, e të cilat raportime në një mënyrë kanë shënjuar paqëllimshëm këto institucione si institucione shkelëse të ligjit dhe të korruptuara.

Për më shumë, ju lutemi, gjeni të bashkangjitur më poshtë linkun e deklaratës së dërguar nga Lëvizja FOL më rastin e lansimit të Platformës së Statistikave Anti-korrupsion. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.