Sqarim shtesë nga ish drejtoresha për Buxhet dhe Financa: Të mos politizohet kjo situatë nga asnjë parti politike për të filluar beteja politike
Sqarim shtesë nga ish drejtoresha për Buxhet dhe Financa: Të mos politizohet kjo situatë nga asnjë parti politike për të filluar beteja politike.
Ditë më parë ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e drejtoreshës në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, Herolinda Murati Leka, e cila përmes një deklarate edhe kishte bërë publike arsyet e dorëheqjes. Në lidhje me këtë pati reagime të shumta nga skena politike e Gjilanit të pasqyruara edhe në media.
LEXO EDHE: Jep dorëheqje të parevokueshme drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Herolinda Murati Leka
Lidhur me këtë, ish drejtoresha ka dal me një sqarim shtesë, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Pavarësisht versioneve të publikuar në lajme (për të cilat nuk mbaj përgjegjësi), ju njoftojë se tek zyrtarët policorë kam përshkruar vetëm anën objektive të ngjarjes, atë çfarë ishte evidente dhe e vërtetë atë ditë. Derën e kam mbyllur kur kam dal nga zyra dhe e kam gjetur hapur, e ky fakt iu është prezantuar zyrtarëve policorë. Por, asnjëherë nuk kam përmendur forma apo mënyra të futjes së paautorizuar në zyrën time apo edhe emra të dyshuarish”, ka thënë Herolinda Murati Leka.
Andaj, ajo ka kërkuar që të mos politizohet kjo situatë nga asnjë parti politike për të filluar beteja politike.
Më poshtë ,po japim deklaratën e plotë të ish drejtoreshës të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa të komunës së Gjilanit:
