DYLON

Sqarim i ministrës Rozeta Hajdari për mundësinë e qarkullimit të operatorëve ekonomikë nga një komunë në tjetrën

Sqarim i ministrës Rozeta Hajdari për mundësinë e qarkullimit të operatorëve ekonomikë nga një komunë në tjetrën
Avatar photo Redaksia

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINI), Rozeta Hajdari ka bërë sqarimin për shkresën nga Oda e Afarizmit të Kosovës, të publikuar në media me datën 14.04.2020, të titulluar “OAK: Ndalimi i qarkullimit nga një komunë në tjetrën rrezikon funksionimin e bizneseve esenciale”.

Gjatë ditës së djeshme, të gjitha shqetësimet e ngritura nga të gjitha odat ekonomike dhe shoqatat industriale, ministrja Rozeta Hajdari i ka lexuar dhe adresuar bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe vendimet e fundit, të datës 14 prill, të lëshuara nga Ministria e Shëndetësisë, sjellin qartësim për shqetësimet e bizneseve si në vijim:

Lejohet qarkullimi i të punësuarve nga një komunë në tjetrën, përveç për zonat e shpallura nga Ministria e Shëndetësisë si vatra të përhapjes së infeksionit. Kjo rregullohet me formularin e konfirmimit nga ATK -sistemi EDI.

EkoHigjiena

Të gjithë operatorët ekonomikë, respektivisht ndërmarrjet që janë të lejuara për të vepruar sipas NACE kodeve, vendosin se cilët nga stafi i ndërmarrjes të kenë leje mundësinë e lëvizjes për ushtrim të veprimtarisë. Kjo mundësohet me formularin e konfirmimit nga ATK- sistemi EDI.

Në vendimet e Qeverisë Kurti, nuk ekziston termi ‘funksionimi i bizneseve esenciale’, por ekziston termi “operatorët ekonomikë të lejuar të veprojnë sipas kodeve NACE’’.

Çështja e lëvizjes së lirë të stafit të sigurisë dhe depoistëve të operatorëve ekonomikë është ngritur dje te Ministria e Shëndetësisë dhe menjëherë është rregulluar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.