DYLON

Spoti zgjedhorë i Vuçiqit pa Kosovën, Bujanocin dhe Preshevën në hartë

Spoti zgjedhorë i Vuçiqit pa Kosovën, Bujanocin dhe Preshevën në hartë
Avatar photo Redaksia

Spoti zgjedhor i partisë së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili u prezantua në diskutimin e dytë online ishte pa Kosovën, komunën e Bujanocit dhe Preshevës në hartë të Serbisë, transmeton Titulli.com.

Përmes këtij diskutimi online presidenti, Aleksandër Vuçiq foli për të ardhmen e Serbisë në fushën politike, ekonomike e zhvillimit të përgjithshëm ndërsa spoti është emëruar “Për fëmijët tanë.

Ky përjashtim në hartën e Serbisë ka nxitur reagime të ndryshme brenda Serbisë, raporton Titulli.com.

EkoHigjiena

“Prezantim tejet interesant grafik, për të cilin do të doja ta shoh se çfarë mendojnë votuesit e tyre. Përkatësisht, se cili është komenti i tyre rreth faktit që SNS nuk brengoset për fëmijët në Kosovë. Mendoj se ky spot paraqet gabim të madh, por kush e di se cila është porosia që fshihet prapa tij. Mbase ky është tentim për t’i testuar votuesit e SNS-së për hapat e ardhshëm që synon t’i ndërmarrë Vuçiqi karshi Kosovës”, ka thënë Boban Stojanoviq, një analist serb për mediat e këtij shteti.

Të shumta kanë qenë edhe reagimet e serbëve në “Twitter”, duke e akuzuar për “tradhti” Vuçiqin.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi mbahen më 21 qershor.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.