DYLON

Sportit po i vyejnë mbi 140 mijë euro, po e pret vendimin e Kuvendit për 81 mijë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Sektorit të Sportit në kuadër të Njësisë për Kulturë, Rini e Sport, për t’i përmbushur objektivat e saja për vitin 2016 vlerëson se i duhen mbi 140 mijë euro, që do të shërbejnë për subvencione dhe mbulim të aktiviteteve të ndryshme. Në ndërkohë kuvendi në seancën e sotme pret të merr një vendim për subvencionimin e aktiviteteve sportive dhe shërbimeve tjera për katër klube sportive.

Malazog Hoxha, përgjegjës i Sektorit të Sportit ka bërë të ditur për Portalin 2LONLINE, se vitin e kaluar i kishin në disponim mbi 118 mijë euro, ndërsa vlerëson se për këtë viti për t’i përmbushur synimet i nevojiten mbi 140 mijë euro që do të shërbejnë për subvencionimin e klubeve, aktiviteteve sportive dhe shërbimeve tjera.

EkoHigjiena

Ndërkohë, që ai me padurim po e pret pikën e rendit të ditës të seancës së sotme për të parë se si do t’i votojnë kuvendarët propozimet për subvencionimin e aktiviteteve sportive dhe shërbimeve tjera për katër klube sportive.

Sipas rendit të ditës, janë parapara të dalin para kuvendarëve, propozim vendimi për subvencionimin e aktiviteteve sportive dhe shërbimeve tjera të Klubit Futbollistik “Drita”

Propozim vendimi për subvencionimin e aktiviteteve sportive dhe shërbimeve tjera të Klubit Vollejbollistik “Drita” (F)

Propozim vendimi për subvencionimin e aktiviteteve sportive dhe shërbimeve tjera të Klubit Basketbollistik “Drita” (M)

Propozim vendimi për subvencionimin e aktiviteteve sportive dhe shërbimeve tjera të Klubit Futbollistik “Gjilani”.

Vlera që kërkohet për këto katër klube është 84 mijë euro.

KF “Drita”, – 33 mijë euro
KF :”Gjilani” – 30 mijë euro.
(sqarim: drita ka një punëtor më shumë për mirëmbajtje në kuadër të marrëveshjes).
KV “Drita” (F), – 10 mijë euro.
KB “Drita” (M) – 8 mijë

/2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.