DYLON

Sporti është pa diskutim ambasadori ynë më i mirë!

Sporti është pa diskutim ambasadori ynë më i mirë!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sylejman Ismajli

Ajo që do t’i merrte vite të tëra pune diplomacisë, u arrit mbrëmë në fushën e blertë. Fitorja e bëri Kosovën kryefjalë të mediave në mbarë botën, por krenaria është edhe më e madhe për një tjetër fakt pasi mbrëmë mposhtëm një shtet që nuk na e njeh pavarësinë! Aty ku politika shpesh mbyll dyert, sporti i thyen ato me forcë dhe talent.

EkoHigjiena

Jemi në një moment të artë. Pas suksesit të FC Dritës pak muaj më parë që bëri histori në fazën e grupeve në Conference League, sot e gjithë Kosova ndodhet një hap larg suksesit më të madh në historinë e sportit shqiptar për tu kualifikuar ne Kampionatin Boterorë 2026.

Por, ky sukses nuk duhet të mbetet thjesht një gëzim i momentit! Është koha për të rritur investimet në sport dhe infrastrukturë. Nëse duam që këto suksese të mos ndalen kurrë, duhet t’u japim kushtet e duhura talenteve tanë të rinj që të vazhdojnë të bëjnë mrekulli!

Një respekt dhe mirënjohje e madhe shkon për trajnerin Foda, lojtarët tanë të mrekullueshëm dhe presidentin e FFK-së, Agim Ademi, për gjithë këtë arritje të jashtëzakonshme.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.