DYLON

Sporti dhe rinia do të jenë prioritet i yni

Sporti dhe rinia do të jenë prioritet i yni
Avatar photo Redaksia

Energji e jashtëzakonshme nga rinia gjilanase,

/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

Gjilani ka zemër të madhe, e ajo rreh fuqishëm nëpër duart e rinisë sonë.

Tek Gramosi Kik Boks, së bashku me kandidaten tonë për Asamble, Gresa Krasniqi Fazliu e pamë atë forcë, atë disiplinë dhe atë pasion që të jep shpresë se ky qytet ka të ardhme të ndritur.

Të rinjtë që stërviten aty janë shembulli më i mirë se si me mund, djersë e disiplinë mund të arrihet çdo gjë.

Jam i impresionuar nga puna që bëhet në këtë klub dhe nga përkushtimi i trajnerit që nuk po krijon vetëm sportistë, por edhe karaktere të forta për jetën.

Si qeverisje e ardhshme e Gjilanit, ju japim fjalën se sporti dhe rinia do të jenë prioritet i yni i përbashkët sepse aty ku ka rini aktive, aty ka shëndet, sukses dhe zhvillim për gjithë qytetin.

Faleminderit për mikpritjen dhe për vullnetin e jashtëzakonshëm që më dhatë.

Ju garantojë se vetëm bashkë do të ndërtojmë një qytet ku sporti e rinia janë gjithmonë në qendër të vëmendjes në Gjilanin tonë si kryeqytet i sportit dhe kulturës në nivel Republike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.