Sport Club Gjilani rinovon kontratën me futbollistin Kushtrim Shabani
Sport Club Gjilani rinovon kontratën me futbollistin Kushtrim Shabani.
Klubi dhe lojtari janë dakorduar për të zgjatur marrëdhëniet kontraktuale deri në verën e vitit 2026.
Shabani ishte emëruar kapiten i dytë i ekipit në sezonin e shkuar, teksa pati paraqitje tejet pozitive dhe impakt në rezultatet të cilat i arriti skuadra.
‘Mesfushori, i cili ishte një njohje e vjetër për klubin regjistroi plot tetë gola dhe asistoi në pesë të tjerë për të qenë vendimtar në shumë prej dueleve’, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Marrëveshjen me Shabanin e ka prezantuar drejtori sportive Ertan Demiri, i cili njëherit i dëshiroi shumë suksese futbollistit me gjithë bashkëlojtarët. /2LONLINE/
