DYLON

Spitali Rajonal I Gjilanit nderon me mirënjohje dy punëtorët e sapo pensionuar

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sot në Spitali ne Gjilanit është mbajtur një koktej rasti për dy punëtorët që u pensionuan, këta janë Dr.Shaban Rexhepi-Gjinekolog dhe Sabit Guda – punëtorë shumëvjeçar në shërbimin e transfuzionit. Në prezencë të gjinekologëve të tjerë si dhe Dr.Ramadan Maliqit – Gjinekolog I pensionuar para një viti, të pranishëm ishin edhe menaxhmenti I Spitalit, punëtorët e transfuzionit si dhe stafi tjetër I këtij spitali, me këtë rast drejtori Dr.Abdylatif Latifi prezantoi punën shumëvjeçare dhe të suksesshme të Dr.Shaban Rexhepit dhe të punëtorit të palodhshëm të transfuzionit Sabit Guda.

Me këtë rast Latifi falënderojë ata për punën shumëvjeçare dhe njëherit ju dhurojë në shenjë falënderimi nga një mirënjohje.

EkoHigjiena

Kryeshefi për “Nëna dhe fëmije” Dr.Blerim Bajrami ndër të tjera tregoj punën dhe kontributin e Dr.Shaban Rexhepit qysh prej viteve ’80-ta me gjithë vështirësitë që përcollën gjate punës së tij. Këtë e ka arritur falë përkushtimit të pamohueshëm dhe profesionalizmit. Dëshmi për sukseset e shumta në udhëheqjen e mijëra lindjeve, prej tyre 7.5 % deri 9.5 % me prerje cezariane (që janë ndër rezultatet më të mira në Kosovë)

Dr.Shaban Rexhepi është veçuar me një energji të mahnitshme pozitive, vullnet, zell, eksperiencë por edhe me një sens të shkëlqyer humori.

SRGJ-ja falënderon këta dy punëtorë për kontributin e tyre të madh në shëndetësinë Gjilanase, njëherit atyre ju uron shëndet dhe jetë të gjatë, duke I nderuar dhe respektuar gjithmonë. /2L ONLINE/