(2LONLINE) – Në hapësirat e spitalit të Gjilanit është duke u zhvilluar një garë, luftë e paskrupullt e partive politike për sundim në spital, PDK dhe PD, parti këto të dështuara, por të ” shkathta” dhe , që kanë për qëllim kryesor punësimin e bashkpartiakëve, farefisit të tyre dhe caktimi i shefave pa marita në vende kyçe, në mënyrë që mos t’ju ndihet zëri i të pakënaqurve nga diskriminimi dhe degradimi moral dhe profesional që kjo udhheqje po iu bën punëtorëve të spitalit .Ky koalicion PDK-PD, po e “menaxhon” spitalin me kërcënime, favorizime ndërpartiake dhe nepotiste.
Spitali ynë, udhhiqet me drejtor ekzekutiv jolegjitim, ushtrues detyre në mënyrë permanente, gjë që ka tejkaluar çdo afat ligjor, statusor, por ai vazhdon jo vetëm ta sundoj spitalin por dhe ta keqpërdor tejmase duke diskriminuar kolegët e tij dhe punëtoret e tjerë sepse Ministria e SHëndetit ia vazhdon UD-në në pakufi. Kjo udhëheqje lejon, hesht shumë dukuri negative, parregullësi, duke organizuar gjykime, shantazhime, krijon konflikte mes mjekëve, i josh dhe bën presion ndaj anëtarëve e Komisioneve me shuma minore (për çudi puna e komisioneve paguhet!), vetëm që të pranojnë diktatin e tyre.
Kjo udhëheqje, në fillim, por dhe disa herë më vonë kishte gojën plotë ligjshmëri, mirëpo faktet flasin se ajo po hesht, mbrojnë shkelësit e rëndë të detyrave të punës,jo vetëm në mesin e tyre por dhe më gjerë, dukuritë tejet negative, promiskuitetin, abuzuesit seksual të pacienteve (sic!)implikimet në regjistrimin ilegal të studentëve . Këto janë arsye të mjaftueshme për hetimin e kësaj udhheqje abuzive.
Eshtë e turpshme, joeike të shkilen parimet hipokratiane ,shitja e dinjitetit për një shumë parash, të disa kolegëve ndaj presionit dhe të ambicieve morbide të udhheqjes spitalore, të cilët nxisin konflikte dhe i rrënojnë raportet ndërkolegjiale.
Së fundi,udhheqja spitalore në konkursin për zgjedhjen e shefave të reparteve, e tregoi fytyrën e vërtetë destruktive në kinse intervistimin e kandidatëve, ku shpërfaqi arrogancë, mospërfillje duke injoruar kriteret profesionale të përzgjedhjes së kandidatëve, të cilët i caktoi në mënyrë arbitrare vet kryetari i panelit, me praninë e ndonjë këshilltari ose jo, duke mos e përfillur ekipin intervistues, gjë që dhe vonesa e shpalljes së kandidatëve, flet për manipulim dhe kurdisje të rezultateve.
Kapitull i veçantë i destruktivitetit të kësaj udhheqjeje është përpjekja, fatmirësisht pa sukses i drejtorit klinik, bartës i funksionit më të rëndësishëm profesional mjekësor të spitalit, e ndihmuar nga stafi udhëheqës, në çrregullimin e situates të stabilizuar pas një periudhe të problemeve të njohura aty, raporteve ndërkolegjiale në pediatri, pastaj insistimi arrogant(duke ofenduar mjekët në pediatri, me arsyetimin banal, joprofesional ,në mënyrë injorante se aty nuk mjekohen shumë sëmundje!), me qëllim të vetëm për të perfituar personalisht.
Kjo mësymje barbare për prishjen e raporteve në repartin e fëmijëve,periudhës më të ndjeshme,më vulnerabile zhvillimore pediatrike, e shpërfaq jo vetëm deficitin e kulturës së përgjithshme, aq më tepër asaj profesionale mjekësore, me pasoja të pariparueshme në trajtimin e kësaj popullate.
Dhe shih ti, nëse ne si repart i pediatrisë nuk pranojmë infektologët për kujdestari, do të ndëshkohemi nga drejtoria aktuale për mospranim të diktateve joprofesionale, diskriminuese, ofenduese të tyre. Kërcënimi , nuk vonoi shumë, diktati i paralameruar i stafit udhheqës, u bë realitet, me caktimin e shefit të repartit një person të dëgjueshëm, kërcënimrealizues i drejtorisë. Ky diktat, kjo mënyrë e “menaxhimit”,më mirë të themi ky sundim primitiv i spitalit, do të çrregulloj raportet ndërkolegjiale, jo vetëm në pediatri, por dhe në repartet e tjera.
Dr.Zijadin Hasani,pediatër, SRGJ