DYLON

Spitali prezanton punën përgjatë 2013-tes

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Drejtues të Spitalit Rajonal të Gjilanit përmes një konferencë të mbajtur sot kanë bërë prezantimin e  të arriturave dhe sfidat të Spitalit gjatë vitit 2013. Abdylatif Latifi ushtrues i detyrës së drejtorit të Spitalit Rajonal të Gjilanit , ka theksuar se gjatë vitit 2013 spitali ka funksionuar mirë në krahasim me kushtet e shëndetësisë Kosovare.

Latifi tha se sa i përket buxhetit spitali i Gjilanit tani qëndron më mirë. Sipas tij Spitali ka pasur një borxh prej 700 mijë eurove dhe tani ai borxh është shlyer dhe po e përmbyllim këtë vit me 103 mijë euro bilanc pozitiv.

EkoHigjiena

“Duke parë kushtet e shëndetësisë kosovare spitali ka funksionuar mirë dhe ka pasur të arritura të theksuara. Vitin e kemi filluar me një borxh prej 700 mijë eurove , mirëpo 2013-tën po e përmbyllim me 103 mijë euro bilanc pozitiv” tha Latifi.

Për më tepër Latifi tha se menaxhmenti i tij është përpjekur që në Spitalin e Gjilanit të sjellë aparaturë moderne dhe tani ka në përdorim edhe tre ultrazëra dhe janë munduar që të sjellin edhe aparatura tjera mjekësore.
Ndryshe ai tha se aktualisht 4 mjek të këtij spitali po hetohen për vepra penale të ryshfetit derisa dy të tjerë akuzohen për veprat e kryera jashtë orarit të punës.

Duke folur për aspektin profesional Selvete Shurdhani është shprehur se janë shfrytëzuar vetëm 54% i kapaciteteve totale. Përderisa dr.Selami Kurteshi zëdhënës i Spitalit Rajonal të Gjilanit ka folur për strukturën e Spitalit duke thënë se në këtë institucion janë të punësuar gjithsej 552 punëtorë , 122 mjekë specialist, 342 infermierë, 70 punëtorë të shërbimit teknik dhe 28 punëtorë në administratë.

“Në kuadër të Spitalit veprojnë operator ekonomik që realizojnë shërbime në kuzhinën e Spitalit , higjienën dhe sigurimin fizik. Në Spital janë të punësuar 552 punëtor në të gjitha sektorët e saj’ tha Kurteshi.

/Edona JERLIU/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.