DYLON

Spitali ka filluar realizimin e projektit për rregullimin e parkingut dhe zgjerimin e hyrjes kryesore

Spitali ka filluar realizimin e projektit për rregullimin e parkingut dhe zgjerimin e hyrjes kryesore
Avatar photo Redaksia

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan ka filluar realizimin e projektit për rregullimin e parkingut dhe zgjerimin e hyrjes kryesore.

Sipas drejtuesve të këtij Spitali, ky është një investim i rëndësishëm që synon përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qasjes për pacientët, vizitorët, autoambulancat dhe stafin.

EkoHigjiena

Më tej, në komunikatën e këtij institucioni thuhet se ky projekt do të mundësojë shtimin e hapësirave për parkim, qarkullim më të sigurt të automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe funksionalizimin më efikas të hyrje-daljeve në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan.

Përmirësimi i infrastrukturës është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit për krijimin e kushteve sa më të mira për pacientët, familjarët e tyre dhe personelin shëndetësor.

Menaxhmenti i Spitalit të Gjilanit mbetet i përkushtuar që përmes investimeve infrastrukturore të ofrojë shërbime sa më efikase, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për të gjithë.

“Gjatë kësaj faze të punimeve, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, pasi mund të ketë ndryshime të përkohshme në qarkullim dhe në shfrytëzimin e hapësirave të parkimit. Ju lusim të respektoni sinjalistikën e vendosur dhe udhëzimet e personelit, në mënyrë që punimet të zhvillohen sipas planit”, thuhet në fund të komunikatës së Spitalit të Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.