DYLON

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan: Përgjatë vikendit realizohen 515 kontrolle, prej tyre 27 hospitalizime

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan: Përgjatë vikendit realizohen 515 kontrolle, prej tyre 27 hospitalizime
Avatar photo Redaksia

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan gjatë vikendit të fundit janë realizuar gjithsej 515 kontrolle mjekësore, ndërsa 27 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Sipas të dhënave të këtij institucioni shëndetësor, gjatë vikendit janë realizuar edhe një numër i konsiderueshëm shërbimesh diagnostikuese dhe trajtuese. Janë kryer 36 ekzaminime me CT, 113 rëntgen dhe 36 ultrazëra, ndërsa janë realizuar edhe 7 operime, transmeton Portali 2LONLINE.

EkoHigjiena

Në kuadër të shërbimeve të ofruara gjatë këtyre ditëve, janë regjistruar edhe 5 transfere të pacientëve dhe 11 lindje.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Gjilan kanë theksuar se puna e stafit shëndetësor vazhdon me synimin për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve.

“Synimi ynë është përmirësimi i cilësisë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha shërbimet. Jemi në gatishmëri 24/7 për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve, duke dëshmuar profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, kur janë në pyetje statistikat e punës përgjatë vikendit që e lamë pas. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.