DYLON

Spitali i Përgjithshëm Gjilan avancon shërbimet urologjike – Realizohet për herë të pare Cystolithotripsia

Spitali i Përgjithshëm Gjilan avancon shërbimet urologjike – Realizohet për herë të pare Cystolithotripsia
Redaksia

Për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit është realizuar me sukses procedura e Cystolithotripsisë, për trajtimin e një guri me madhësi rreth 2 cm në fshikëzën urinare.

Një hap i ri drejt avancimit dhe zgjerimit të shërbimeve urologjike në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan, thuhet në njoftimin e këtij Spitali.

EkoHigjiena

Cystolithotripsia është një procedurë moderne endourologjike, e cila mundëson thyerjen dhe largimin e gurëve nga fshikëza urinare përmes kanalit urinar, pa pasur nevojë për prerje kirurgjikale.

Ekipi realizues: Operator: Dr. Hekuran Elezi – Urolog. Asistent – Dr Kushtrim Mustafa Urolog Anesteziolog: Dr. Sulltan Sylejmani, Instrumentare: Sevdije Latifi, Fatjona Xheledini.

Ecuria gjatë dhe pas ndërhyrjes ishte e mirë, ndërsa pacienti është liruar në shtëpi të nesërmen, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ky realizim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin e shërbimeve urologjike në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, duke mundësuar ofrimin e metodave bashkëkohore dhe minimalisht invazive për trajtimin e pacientëve tanë, thuhet në njoftimin e këtij Spitali. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.