DYLON

Spitali i Gjilanit: Shërbimi i Hemodializës vazhdon punën pa ndërprerje

Spitali i Gjilanit: Shërbimi i Hemodializës vazhdon punën pa ndërprerje
Avatar photo Redaksia

Nga Spitali i Përgjithshëm në Gjilan kanë bërë me dije se dëshirojnë t’i njoftojnë qytetarët e Anamoraves, Kosovës Lindore, dhe më gjerë se shërbimi i Hemodializës vazhdon punën pa ndërprerje, ku nuk ka ndodhë në asnjë moment të kenë ndërprerje të shërbimit.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit, Dr.Afrim Cana theksoi se janë në koordinim të plotë me SHSKUK dhe përgjegjësin e Hemodializës në SPGJ Dr.Afrim Bekteshi që ky shërbim të jetë aktiv me kapacitet të plot dhe normal, ashtu siç dihet planifikimet dhe objektivat e Spitalit janë që të iu dalin në ndihmë pacientëve sa herë që ata kanë nevojë për shërbimet  e këtij institucioni.

EkoHigjiena

“Tani më sapo kemi filluar me projektin më të ri infrastrukturor për shërbimin e Dializës, projekti i cili do të jetë sipas standardeve evropiane dhe do të jetë model në rajon. Në fokus të veçantë për menaxhmentin e Spitalit është ofrimi i shërbimeve sa më cilësore për të gjithë qytetarët që kërkojnë ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan”, ka thënë drejtori Afrim Cana.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.