DYLON

Spitali i Gjilanit pranon një donacion me kompjuterë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Zyra kryesore e UNMIK-ut në Kosovë OCSF-SRSG, përmes përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm Farid Zarif dhe Limon Limani pranë kësaj zyre, sot në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit (SPGJ), kanë dorëzuar një donacion prej 15 kompjuterësh të kompletuar dhe 2UPS, ka bërë të ditur zyrtari për informim në SPGJ, Dr.Selami Kurteshi

Në pranimin e këtij donacioni të rëndësishëm ka marrë pjesë menaxhmenti I Spitalit, ku ndër të tjerash drejtori I këtij spitali Dr.Abdylatif Latifi falënderon zyrën e UNMIK-ut për ndihmën që kanë ofruar.

EkoHigjiena

Siç deklaron Latifi ky donacion është shumë I dobishëm, dhe do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientët pa dallim nacionaliteti apo feje.

“Besojmë që SRGJ-ja edhe në të ardhmen do të ketë një bashkpunim të mirë me Zyrën e UNMIK-ut në Kosovë”, ka thënë drejtori Latifi. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.