DYLON
Kontribut nga Zvicra për Gjilanin

Spitali i Gjilanit pranon donacion të rëndësishëm, drejtori Afrim Cana falënderon donatorët

Spitali i Gjilanit pranon donacion të rëndësishëm, drejtori Afrim Cana falënderon donatorët
Avatar photo Redaksia
Drejtori i spitalit, Dr. Afrim Cana, falënderoi Xhaminë “Shtëpia e Paqes” dhe Shoqatën “Parandalo” nga Zyrihu për kontributin në përmirësimin e shërbimeve ndaj pacientëve

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka pranuar një donacion të rëndësishëm që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj pacientëve.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Afrim Cana, i cili ka shprehur mirënjohjen e tij për donatorët që kanë mbështetur institucionin shëndetësor.

EkoHigjiena

Sipas Canës, donacioni është siguruar nga Xhamia “Shtëpia e Paqes” dhe Shoqata “Parandalo” me seli në Zyrih të Zvicrës, të cilat kanë kontribuar në avancimin e shërbimeve që ofron spitali.

“Ky donacion do të ndikojë në rritjen e cilësisë së trajtimit të pacientëve, do të lehtësojë punën e stafit shëndetësor dhe do të mundësojë ofrimin e kujdesit më efikas dhe më të sigurt për pacientët tanë”, ka deklaruar drejtori Cana.

Ai ka theksuar se mbështetjet e tilla janë të rëndësishme për zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit dhe përmirësimin e kushteve në sektorin shëndetësor.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit kanë vlerësuar se bashkëpunimet me donatorë dhe organizata të ndryshme mbeten thelbësore për avancimin e shërbimeve dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe personelin mjekësor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.